Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte rihapur hetimet për kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha. KPK nuk bën me dije arsyet e rihapjes së hetimeve.
Lajme
KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokuroren Rovena Gashi
Kolegji rrëzoi përfundimisht kërkesën e prokurores Rovena Gashi për t’u mbrojtur nga motra e saj gjyqtare, edhe pas dorëheqjes së kësaj të fundit dhe vendosi të shpallë vendimin përfundimtar më 29 maj.
Komisioneri kërkon shkarkimin në Kolegj, Islamaj: Pasuria ime është e ligjshme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli shqyrtimin gjyqësor për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj pas konkluzioneve të palëve. Vendimi për karrierën e Islamajt do të shpallet më 22 maj.
KPK konfirmon drejtuesen e prokurorisë së Pukës
Komisioni njoftoi konfirmimin e Elidiana Kasës, drejtuese e Prokurorisë Pukë. Kasa u hetua në të tre kriteret e vettingut.
KPA rrëzon denoncimet ndaj Alma Bratit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos hapë hetim mbi dy denoncime identike ndaj gjyqtares Alma Brati. Denoncimet e bëra nga një ish-këshilltare e Kolegjit dhe një person i tretë, sipas Bratit kishin shkelur ligjin dhe shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme të dhënat kofidenciale. KPA vendosi të ribëjë analizën finaciare për gjyqtaren.
Prokurorja e Pukës, Elidiana Kasa përballet pa probleme me vetingun
Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rrëzoi denoncimet për pasuri të fshehura apo konflikt interesi për prokuroren e Pukës, ndërkohë që ajo u shpreh dakord me gjetjet e Komisionit dhe kërkoi konfirmin në detyrë.






