Arben Zefi, ish-drejtues i Gjykatës së Shkodrës u gjet me një mori problemesh të pasurisë, përfshi asete të padeklaruara dhe pronësi mbi një makinë e cila rezultoi e vjedhur.
Lajme
Kolegji shkarkon anëtaren e KLP Antoneta Sevdari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia. Sevdari nuk reagoi pas vendimit.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e “El Classicos”
Drejtuesi i Apelit Durrës, Petrit Çeno, i cili ishte pezulluar më parë nga KLD-ja si i dyshuar për korrupsion, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjyqtari i “El Classico” përballet me probleme të pasurisë në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi një listë të gjatë problemesh me pasurinë e kryetarit të pezulluar të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno, ndërkohë që përfaqësuesit e tij u mbrojtën me precedentin “Prela”.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari
Komisioneri Publik kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari. Prokurorja kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK që e konfirmoi atë në detyrë.
Kolegji i Apelimit vendos moshapjen e hetimeve ndaj Sevdarit
Kolegji i Apelimit refuzoi kërkesën e Komisionerit Publik për rihapjen e hetimeve ndaj prokurores Antoneta Sevdari, duke vendosur mbyllen e shqyrtimit gjyqësor në ankimin kundër vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.




