Prokurorja Suela Salavaçi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj prokuroren Suela Salavaçi

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të mërkurën më 22 nëntor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se […]

Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një seance.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Allajbeu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Arben Allajbeu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]

Prokurori Elio Mazreku pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

Prokurori i Tiranës Elio Mazreku u përball të martën pasdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij. Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish […]

Gjyqtarja Gilda Hoxha pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

Gjyqtarja e Dibrës, Gilda Hoxha u përball të martën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një apartament të blerë nga bashkëshorti para martesës dhe përpara fillimit të detyrës. Për gjyqtaren Hoxha nuk u konstatuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut […]

Prokurorja Pranvera Gruda pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurorja Pranvera Gruda përballet me vetingun

Prokurorja e Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Pranvera Gruda u përball të martën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore ajo dha shpjegime më së shumti për përfitimin e një banese, çmimi shitjes së të cilës është deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti në […]