Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurorja Rovena Zoto konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 20 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Rovena Zoto. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore më 17 nëntor, Zoto dha shpjegime më së shumti lidhur një bilanc negativ të konstatuar për shkak të moskonsiderimit të të ardhurave të bashkëshortit nga emigracioni. Ajo deklaroi se ato të ardhura janë krijuar përpara martesës dhe para fillimit të detyrës dhe kërkoi që analiza e bashkëshortit të kryhej e ndarë për secilën periudhë, para dhe gjatë martesës. Po ashtu, ajo kërkoi që për të ardhurat nga emigracioni të aplikohet parimi i proporcionalitetit dhe objektivitetit. Në seancë nuk u evidentuan probleme për pastërtinë e figurës ndërkohë që subjekti dha shpjegime për gjetjet lidhur me një çështje penale të hetuar prej saj.

Rovena Zoto përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe e ushtroi funksionin për gati një dekadë në Prokurorinë e Lushnjes. Prej vitit 2022, ajo punon si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *