Skeda e pasurisë së deklaruar – Gilda Hoxha– Gjykata e Dibrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gilda Hoxha– Gjykata e Dibrës

Gjyqtarja Gilda Hoxha e Gjykatës së Dibrës do të përballet të martën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Gilda Hoxha përfundoi studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2012 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Dibër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Gilda Hoxha nga viti 2011 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Gilda Hoxha.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, gjyqtarja Gilda Hoxha deklaronte pasuri familjare me vlerë 13.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 19.3 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.6 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.4 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1 milion lekësh. Gjithashtu, bashkëshorti i subjektit deklaronte kuota në aksione me vlerë 4.8 milionë lekë në vitin 2011, për të cilat nuk ka ndryshime të deklaruara në vitet e mëpasme.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 19.1 milionë lekë, nga të cilat 54% kanë si burim pagën e subjektit, 31% pagat e familjarëve dhe gati 15% e të ardhurave kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për subjektin Gilda Hoxha rezultoi me balancë negative për vitin 2012, pasi nga të dhënat e deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti i saj, të ardhurat vjetore nuk justifikojnë shtimin e pasurisë për periudhën në shumën 791,893 lekë.

Në të njëjtin vit deklarohet marrja e një kredie bankare në shumën 1,985,700 lekë me 3% interes në vit për blerje apartamenti, por nuk ka të dhëna sa është vlera e apartamentit dhe cila është pagesa e realizuar për periudhën deklaruese. Bashkëshorti i subjektit deklaron në vijim revokim të kontratës së shitblerjes, duke e mbyllur vitin me 4,500,000 lekë gjendje cash.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *