Skeda e pasurisë së deklaruar – Elio Mazreku– Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elio Mazreku– Prokuroria e Tiranës

Prokurori Elio Mazreku i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Pamela Qirko.

Elio Mazreku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Elio Mazreku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Elio Mazreku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Elio Mazreku deklaronte pasuri me vlerë 17.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 52.7 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me gati 3 herë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme  me vlerë 27.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 20.7 milionë lekësh dhe kursime të akumuluara në cash prej 4 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 58.7 milionë lekë, nga të cilat gati 27% kanë si burim pagën e subjektit, 37% pagat e familjarëve, gati 9% dhuratat në cash dhe 3.3% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Por nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mungesën e të dhënave të plota për pronat dhe likujditetet cash të përfituara nga trashëgimia.

Në deklarimin për herë të pare, subjekti deklaron pasuri të paluajtshme të përfituara nga trashëgimia në bashkëpronësi dhe me familjarë të tjerë – pra vlera e deklaruar për këto prona duhet të jetë vlera e tregut.

Deklarimi periodik/vjetor 2010 është i palexueshëm, duke krijuar vështirësi në lidhjen logjike të ndryshimit të gjendjes së likuiditeteve.

Në vitin 2008, subjekti deklaron “Të holla (cash) të përfituara pas vdekjes së babait tim më 18.02.2008. Burimi i krijimit: trashëgimia, dhurimi nga babai pak para vdekjes dhe përfitimi pas vdekjes në shumën 5,000,000 lekë”.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *