Prokurorja Daniela Sulaj duke dalë nga seanca e KPK.
KPA Lajme

KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 22 shkurt ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Daniela Sulaj dhe e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Sulaj.

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ILD, u shkarkua nga KPK më 20 tetor 2021 për një gjetje në kriterin e pasurisë.

Ajo e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në vitin 2008 u emërua në Prokurorinë e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *