Prokurori Gëzim Copa pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Gëzim Copa konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 22 shkurt vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Copa. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskajn. Komisioni vendosi gjithashtu transferimin për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të një çështjeje penale të hetuar nga prokurori Copa.

Gjatë seancës dëgjimore më 20 shkurt, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e disa pasurive, për të cilat subjekti deklaroi se janë fituar me trashëgimi ligjore dhe para fillimit të detyrës. Ai dha shpjegime edhe gjetjet në kriterin e pastërtisë së figurës e profesionalizmit, të cilat i kundërshtoi dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Gëzim Copa filloi punë si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2005 dhe më pas në vitet 2009-2014 punoi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI në detyrën e ndihmës inspektorit dhe më pas si sekretar i Përgjithshëm. Ai është emëruar prokuror në vitin 2015, fillimisht në Pukë dhe më pas në Prokurorinë e Kavajës. Aktualisht e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *