Pas gjetjeve për deklarim të rreme të pasurisë si dhe dyshimeve të ngritura për mbylljen e çështjes së një prokurori të akuzuar për korrupsion, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Gentian Trenova.
Lajme
Vendimi i KPK: Lulo u shkarkua për deklarim të rremë të pasurisë “fantazmë” në Kanada
I shkarkuari i parë nga procesi i vetingut, Fatos Lulo e pësoi sipas vendimit të zbardhur pasi kishte deklaruar në ILDKPKI në vitet 2004-2006 pasuri në Kanada, nga të cilat hoqi dorë gjatë “deklaratës veting”, ku shkroi se nuk kishte pasur ndonjëherë një llogari prej 400 mijë dollarësh kanadezë apo apartament në Kanada.
Prokurori i Apelit, Trenova akuzohet për “kontrata të rreme dhe pasuri të pajustifikuara”
Karriera e prokurorit Gentian Trenova është vënë në pikëpyetje, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar deklarata të rreme dhe pasuri të pajustifikuara, si dhe vuri në dukje faktin e pushimit të hetimeve për një trafikant droge dhe një prokuror të akuzuar për korrupsion. Trenova hodhi poshtë akuzat dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Bashkim Dedja konfirmohet në krye të Gjykatës Kushtetuese
KPK vendosi me shumicë votash që të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashim Dedja, megjithëse relacioni gjatë seancës dëgjimore pati gjetur probleme në pasurinë e tij.
Kolegji i Apelimit i jep fund farsës, vulos dorëheqjen e Adriatik Llallës
Pas dy seancash dëgjimore, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë pikëpyetjet e Komisionerit Publik nëse ish- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla e kishte dhënë dorëheqjen në formatin e duhur.
Vetingu, KPK gjen probleme në pasurinë e kryetarit të Kushtetueses
Bazuar në relacionin e lexuar në seancën dëgjimore nga trupa e KPK-së, deklarimi i pasurisë nga kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u gjet me disa probleme, si mos-justifikimin i dy huave dhe paqartësi për dy apartamente. Avokati Maks Haxhia kërkoi rikonfirmimin në detyrë dhe i justifikoi mungesat me infiormalitetin e shqiptarëve emigrantë.




