Gjykimi i KPK-së se kriteri i pasurisë ishte i mjaftueshëm për rivlerësimin e gjyqtarit të Tiranës, Artan Lazaj u kundërshtua nga mbrojtja-e cila pretendoi se “subjekti kishte të drejtë të vlerësohej për të tria kriteret” dhe kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.
Lajme
Rrëzohet raporti i ILDKPKI, prokurori Vatë Staka drejt konfirmimit
Shpjegimet e prokurorit të Shkodrës, Vatë Staka për pasurinë e tij kanë qenë të mjaftueshme për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili rrëzoi si të pabazuar një raport negativ të ILDKPKI. Vendimi shpallet më 3 korrik.
Gjykatësja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj konfirmohet nga KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit cilësoi se anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përmbushte të tre kriteret e vetingut, ndërsa denoncimet e 11 qytetarëve që vendosnin pikëpyetje mbi profesionalizmin e saj u konsideruan të zgjidhshme në rrugë gjyqësore.
Gjyqtarja Ukperaj në rregull me vetingun, por përballet me një duzinë denoncimesh
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) ka kaluar pa probleme tre filtrat e vetingut, ndërsa denoncimet nga qytetarët janë vlerësuar se “zgjidhen në rrugë gjyqësore”. Konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lanë të pakënaqur denoncuesit e pranishëm në sallë.
Rikonfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Ilir Toska
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska e kaloi me sukses vetingun, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme me pasurinë dhe aftësitë profesionale si dhe rrëzoi si të pabazuar në fakte një raport negativ të DSIK për pastërtinë e figurës.
Komisioni i vetingut rrëzon raportin negativ të DSIK për gjyqtarin Ilir Toska
Hetimi administrativ i KPK për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ilir Toska nuk konstatoi probleme me pasurinë dhe aftësitë profesionale, ndërkohë që një raporti negativ i DSIK u vu në pikëpyetje si i pabazuar “në fakte dhe prova”, duke hapur rrugën drejt rikonfirmimit.






