Në seancën e parë të hapur dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, e akuzoi gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo se kishte bërë deklarim të rremë për pasurinë e tij me vlerë qindra mijëra dollarë, akuza që avokati i tij i mohoi.
Lajme
Ish-gjyqtari Besnik Imeraj referohet në prokurori nga “vetingu”
Në vendimin e parë të këtij lloji, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur më së shumti si Komisioni i Vetingut, vendosi të referojë dokumentet e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Imeraj e quan “sulm politik” referimin në Prokurori.
Komisioni Disiplinor shkarkon nga detyra komisionerin Saraçi
Saraçi u shpall përgjegjës për mungesën e rregullores në institucionin e Komisionerit Publik si dhe rekrutime të parregullta pune, por ai e konsideroi vendimin të padrejtë dhe paralajmëroi apelimin e tij.
Komisioneri Heral Saraçi: Nuk ka prova që kam shkelur ligjin
Komsioneri Publik, Heral Saraçi e ka konsideruar të njëanshme dhe të pambështetur në prova raportin e gjyqtares hetuese Natasha Mulaj – mbi të cilën është vendosur nisja e procedimit disiplinor ndaj tij në Kolegjin e Apelimit.
Hetimi disiplinor, Saraçi akuzohet se ka penguar funksionimin e Komisionerit Publik
Sipas procedimit disiplinor, komisioneri Heral Saraçi akuzohet se është bërë pengesë për hartimin e rregullores së Komisionerit Publik, për punësime të parregullta si dhe për “sabotim” të mbledhjeve në Kolegjin e Apelimit. Saraçi nuk komentoi akuzat dhe kërkoi avokat.
ONM: Procedim disiplinor kundër Komisionerit Publik Heral Saraçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, institucioni më i lartë i vetingut, njoftoi të mërkurën se do të marrë në shqyrtim një procedim disiplinor ndaj Komisionerit Publik Heral Saraçi, i filluar me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.






