Vendimi për Trezhnjevën u mor bazuar mbi kriterin e vlerësimit të pasurisë, i cili sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte i mjaftueshëm për ta shkarkuar. Avokati i gjykatësit tha se do të apelonte vendimin.
Lajme
KPK akuzon gjykatësin Besim Trezhnjeva për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie
Raporti paraprak i lexuar në seancën dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se gjykatësi i Apelit të Durrësit dhe kandidati për Këshillin e Lartë Gjyqësor ka kryer fshehje pasurie dhe nuk e justifikon pasurinë e deklaruar. Avokati i gjykatësit pretendoi për pasaktësi llogaritje në raportin paraprak dhe mosmarrje në konsideratë të të ardhurave […]
Vetingu: Vitore Tusha konfirmohet në Gjykatën Kushtetuese
Vitore Tusha është konfirmuar në detyrë në Gjykatës Kushtetuese pas procesit të rivlerësimit kalimatar duke u bërë gjyqtarja e parë që kalon me sukses testin e vetingut.
Gjyqtarja Vitore Tusha pret dritën jeshile të vetingut
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha pritet të jetë zyrtarja e parë e sistemit të drejtësisë – përtej anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, që kalon me sukses procesin e vetingut.
Vendimi për ndërprerjen e vetingut ndaj Adriatik Llalës ankimohet në Kolegjin e Apelimit
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, KPK, për ndërprerjen e vetingut ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Gjyqtari Fatos Lulo shkarkohet nga detyra për pasuri të pajustifikuar
Në një seancë të shkurtër të premten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë karrierën e gjyqtarit Fatos Lulo, për shkak se disponon pasuri pa burime justifikuese.





