Në vendimin e arsyetuar, KPK thotë se prokurori i Tiranës nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e një apartamenti në kryeqytet dhe ngre dyshime për trajtim preferencial nga një kompani ndërtuese. Komisioni konstaton edhe fshehjen e një automjeti për disa vite.
Në Fokus
‘Peshqeshi i KÇK-së’; KPK përmbys akuzat e Edi Ramës për gjyqtaren Rilinda Selimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Rilinda Selimi nuk kishte probleme me deklarimin e një biznesi në Lungomare dhe përndryshe nga bashkëshorti i saj – ish-anëtar i Gjykatës së Lartë i shkarkuar nga detyra për kontakte me krimin e organizuar, subjekti ka figurë të pastër.
Prokurori i Tiranës Albert Demirneli konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli konfirmimin në detyrë të Demirnelit pas problemeve të vogla të identifikuara në blerjen e një apartamenti.
Kandidati për në Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi për pagesën e dy kësteve për blerjen e një apartamenti dhe për krijimin e gjendjes cash, që u kundërshtuan nga Ngresi.
Shkarkimi i gjyqtares Fjoralba Prifti: Mungesë burimesh dhe deklarim të rremë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton në vendim se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk arriti të provojë të ardhurat si përkthyes të bashkëshortit dhe burimin e një huaje, ndërsa u ngritën dyshime edhe për fshehje pasurie.
Kolegji rrëzoi KPK-në: Donika Prela kishte mungesë burimesh dhe fshehu pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda nuk provoi burimin e një apartamenti në Tiranë dhe të një depozite 4.5 milionë lekë të krijuar nga vlera e shitjes së një apartamenti në Durrës – të blerë në të njëjtin vit gati tri herë më pak. Mosdeklarimi i një […]






