Prokurori i Tiranës Albert Demirneli konfirmohet në detyrë

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli konfirmimin në detyrë të Demirnelit pas problemeve të vogla të identifikuara në blerjen e një apartamenti.

Prokurori i Tiranës Albert Demirneli konfirmohet në detyrë

Prokurori Albert Demirneli. Foto: BIRN

Komisioni shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të enjten më 10 dhjetor. Ai rezultoi pa probleme në të trija kriteret ndërsa arriti të bindë trupën gjykuese pas kalimit të barrës së provës mbi pyetjen se pse kishte përfituar statusin e të pastrehut ndërkohë që rezultonte pronar de jure në masën 1/6 në një apartament në qytetin e Burrelit. Demirneli bindi trupën gjykuese se ai kishte hequr dorë nga kjo pronësi që nga viti 1993 pasi ishte zhvendosur një dekadë më parë në Tiranë si student.

Ttrupi gjykues i KPK për këtë subjekt përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Lexo më shumë:

Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli përballet me vetingun

Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Demirneli –Prokuroria e Tiranës

Gjergj Erebara
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.