foto ilustruese
Investigime Në Fokus

Parajsat fiskale dhe pasuritë e fshehura të udhëheqësve dhe miliarderëve ekspozohen në rrjedhjen e paprecedentë

Miliona dokumente të rrjedhura, dhe partneriteti më i madh mes gazetarëve në histori ka zbuluar sekretet financiare të 35 udhëheqësve aktualë dhe të shkuar në botë, të më shumë se 330 zyrtarëve publikë në më shumë se 90 vende dhe territore si dhe të njerëzve në kërkim ndërkombëtar, mashtruesve dhe vrasësve. Dokumentet sekrete ekspozojnë marrëveshjet […]

Foto ilustruese
Investigime Në Fokus

Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar

Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]

Adriatik Llalla
Korrupsioni Lajme Në Fokus

Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku ndodhet

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 2 vjet burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla si dhe t’i konfiskojë pasurinë. Llalla nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por avokati i tij, Sokol Hazizaj […]

Prokurori Julian Çafka në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 10 shtator 2021. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Prokurori Julian Çafka jep shpjegime për profesionalizmin dhe figurën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi disa çështje të denoncuara nga publiku ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka, i cili dha shpjegime edhe lidhur me dy çështje të verifikuara në kuadër të dyshimeve të ngritura nga DSIK për veprime korruptive.

Gjyqtarja e Tiranës Kaçe Agolli pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj.
KPK Lajme Në Fokus

Vendimi në çështjen “Becchetti kundër Enel” vë në vështirësi gjyqtaren Kaçe Agolli

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Kaçe Agolli u përball në KPK me dyshime për përfitim të paligjshëm të një apartamenti, një raport me probleme të profesionalizmit dhe dyshimet mbi një vendim që i jepte 433 milion euro dëmshpërblim kompanisë së biznesmenit të shumë përfolur Francesco Bechetti kundër gjigandit italian të energjisë Enel.