KPA vendosi të hënën të bëjë analizën financiare për prokurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka, i cili po gjykohet në Kolegj pas ankimit të Komisionerit Publik, i cili kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Në Fokus
Prokurori Alket Mersini përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstaton pamundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve dhe pasaktësi në deklarime. Prokurori Mersini u pyet gjatë seancës dëgjimore për një transfertë 40 mijë euro nga shoqëria ndërtuese që u shiti apartamentin në Tiranë, në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij dhe për përdorimin e një automjeti.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Fjoralba Prifti –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
‘Kemi kontratë paramartesore’: Gjyqtari Qafa tenton të distancohet nga paratë e së shoqes
Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa u përpoq të shmangte barrën për 80 mijë euro cash të deklaruara nga bashkëshortja dhe 7.4 milionë lekë të përfituara si interesa huaje përmes një kontrate të diskutueshme paramartesore. Sipas Komisionit, të paprovuara janë edhe 47 mijë euro dhurata nga familjarët.
Kolegji mbyll hetimin gjyqësor për Donika Prelën
Përfaqësuesja ligjore e prokurores Donika Prela i kundërshtoi të gjitha prapësimet e Komisionerit Publik lidhur me provat e reja të dorëzuara nga subjekti. KPA e rrëzoi kërkesën e avokates Blerina Dodaj, për të paraqitur konkluzionet përfundimtare në një seancë më vonë nga Komisioneri.
Prona me shumicë, mungesa të mëdha: Gjyqtari Gaxha përballet me probleme në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi mungesë të burimeve financiare në vlerën e 45 milionë lekëve për investimet e kryera ndër vite nga gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha dhe bashkëshortja e tij –ndërsa Gaxha e konsideroi procecin të paragjykuar dhe kërkoi konfirmim.