Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi ditën e enjten vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bledar Abdullai.
Në Fokus
Skeda e pasurisë së deklaruar – Behar Dibra – prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda
Të enjten prokurori Behar Dibra përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kjo është skeda e pasurisë së tij të deklaruar nga viti 2003 deri në vitin 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 në vitin 2017.
Gjyqtari nga Tropoja ‘fshehu’ apartamentin në Tiranë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi e shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës Dritan Seci, pas hetimi administrativ zbuloi se ai kishte fshehur pasurinë.
Drejtuesja e Prokurorisë Dibër, Esmeralda Keshi përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti të hënën seancën dëgjimore, si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurores Esmeralda Keshi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Kolegji nisi shqyrtimin e ankimit ndaj gjyqtares Nertina Kosova
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Nertina Kosova dhe mbrojtjen e kësaj të fundit. KPA caktoi një seancë të dytë për t’i dhënë kohë Komisionerit të njihej me dokumentet e sjella nga subjekti.