Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Vendi
KPA rrëzon ankimin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit konstaton se ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj nuk e kishte ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit dhe la në fuqi ndalimin 15 vjeçar për të mbajtur funksione në sistemin e drejtësisë.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Florjan Kalaja kaloi me sukses sprovën e vetingut duke u konfirmuar në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Florjan Kalaja –Gjykata e Vlorës
Gjyqtari Florjan Kalaja, i deleguar aktualisht pranë Gjykatës së Apelit Durrës, do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.
Muskaj kërkon shfuqizimin e sanksionit që i ndalon rikthimin në drejtësi
Pas ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha mundësinë edhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj për t’u dëgjuar lidhur me pretendimet e tij kundër vendimit të Komisionit.
Ish-gjyqtarja Arjana Liço, betejë morale përballë Kolegjit
Gjyqtarja në pension e Gjykatës së Tiranës, Arjana Liço kundërshtoi sanksionin e ndalimit 15-vjeçar në vendimin e KPK-së si të pakuptimtë, të paarsyeshëm dhe të kundraligjshëm.