Skeda e pasurisë së deklaruar –Florjan Kalaja –Gjykata e Vlorës

Skeda
Gjyqtari Florjan Kalaja, i deleguar aktualisht pranë Gjykatës së Apelit Durrës, do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtari Florjan Kalaja do të përballet të mërkurën më 16 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifkimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Florjan Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, Kalaja ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Paralelisht me punën si gjyqtar, Kalaja është angazhuar si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Florjan Kalaja nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së gjyqtarit Florjan Kalaja për vitet 2010-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2010, gjyqtari Florjan Kalaja nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, ai deklaron në pronësi vetëm një automjet në vlerën e 784 mijë lekëve.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 10.1 milionë lekë, nga të cilat 66% burojnë nga paga si gjyqtar dhe 10% nga paga e bashkëshortes. Rreth 23% e të ardhurave kanë si burim angazhimin e Z. Kalaja në mësimdhënie dhe në projekte studimore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se gjyqtari Florjan Kalaja ka deklaruar vetëm pasurinë e tij personale, pa përfshirë pasurinë e bashkëshortes së tij, e cila është subjekt deklarues më vete.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al