Gjyqtari Gerd Hoxha i Gjykatës së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Vendi
KPK konfirmon prokuroren Natasha Prifti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi), pas hetimit në të tre kriteret.
“Nuk jam armik”: Prokurori Anton Martini revoltohet në KPA
Në përfundim të hetimit gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, prokurori Anton Martini u shpreh i revoltuar për ato që i quajti “shpifje” pas akuzave se ka manipuluar shortin e çështjeve në Shkodër dhe se ka marrë para. Palët do të shprehin pretendimet përfundimtare më 1 qershor.
KPK: Prokurori Artan Hazbi cënoi besimin e publikut duke vepruar si biznesmen
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Lushnjës, Artan Hazbi përfitoi prona dhe para publike në cënim të ushtrimit të funksionit të prokurorit dhe në kundërshtimin me ligjin. Sipas Komisionit, ai ka fshehur një apartament në emër të vëllait si dhe veprimet ndër vite që kanë pasur qëllim shumëfishimin e pasurive.
Prokurorja Natasha Prifti u përball në KPK me pyetje mbi të ardhurat e bashkëshortit
Të ardhurat nga aktiviteti tregtar i bashkëshortit para martese dhe shpenzimet bazuar mbi këto të ardhura ishin fokusi i relatimit nga KPK në seancën dëgjimore ndaj prokurores së Lushnjës Natasha Prifti.
KPK: Gjyqtarja Dhurata Bilo nuk provoi dot burimet e pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtarja e Durrësit, Dhurata Bilo ka pasur pamundësi për investimin në dy banesa dhe blerjen e një autoveture, si dhe ka qenë kontradiktore në shpjegimet për burimet e krijimit të këtyre pasurive.