Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KP Lajme Veting

Komisionerja Publike ankimon vendimin e KPK për prokurorin Ylli Bashaj

Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dorëzuar institucionit të Komisonerëve Publikë lidhur me vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të mërkurën më 12 korrik. Nino çmon se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit […]

Prokurori Ndriçm Troplini në KPK
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ndriçim Troplini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 12 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ndriçim Troplini. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin. Gjatë seancës dëgjimore më 6 korrik, Komisioni ngriti dyshime se dy […]

Prokurorja Alma Felaj në KPK | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Prokurorja Alma Felaj drejt konfirmimit në detyrë

Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Felaj u përball të mërkurën në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut. Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda […]

KPK duke njoftuar vendimin për prokurorin Përparim Vukaj. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK shkarkoi prokurorin Përparim Vukaj

Prokurori Përparim Vukaj i Prokurorisë së Lezhës u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi gjatë hetimit administrativ dhe seancës dëgjimore u ngritën dyshime se ai kishte fshehur pasurinë në emër të familjarëve. Prokurori Vukaj nuk ishte i panishëm në seancën e shpalljes së vendimit, por u mbrojt nga përfaqësuesi i […]

Prokurori Enrik Haxhiraj duke dalë nga seanca në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Enrik Haxhiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se kishte vendosur në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Apelit të Vlorës Enrik Haxhiraj. Një trupë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, […]