Prokurori Petrit Hysa pas seances ne KPK Foto Edmond Hoxhaj
Analiza KPK Veting

KPK: Petrit Hysa kreu deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë

Prokurori i Tiranës, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimimit, KPK më 24 maj 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërssa mangësitë profesionale nuk u konsideruan serioze e të përsëritura, që të sillnin penalzim. Vendimi për shkarkimin […]

Gjyqtarja Anila Karanxha në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Anila Karanxha kundërshton bilancin negativ për një apartament të babait

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Karanxha u përball të mërkurën më 19 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet e një apartamenti të blerë nga prindërit, pasuri për krijimin e të cilës ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe për disa gjetje në aspektin profesional. Karanxha […]

Prokurori Xhelian Seferi në KPK
KPK Lajme Veting

Prokurori Xhelian Seferi konfirmohet në detyrë

Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u përball të premten më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pasi dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin, u konfirmua në detyrë. Një raport negativ i Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, u gjet i pabazuar nga KPK. Procesi […]

Aleks Nikolli pas seancës dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e Aleks Nikollit

Përjashtimi i Aleks Nikollit nga sistemi i drejtësisë mori formë të prerë të premten pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë thuajse 3 vjet më parë. Nikolli, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shkodër, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit […]