Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 11 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Esmerilda Habili. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen
Gjatë seancës dëgjimore më 7 prill, Habili u përball pa probleme me Komisionin, kur nga sa u relatua u mësua se nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.
Esmerilda Habili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2020 ajo u komandua në njësinë e vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.