Gjyqtarja Fatime Deçolli pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Fatime Deçolli konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Fatime Deçolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryeruar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 3 qershor, Deçolli dha shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin.

Deçolli në fjalën e saj të hënën, falënderoi KPK-në për hetimin e thellë dhe të gjithanshëm dhe ra dakord me konkluzionet, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh shpjegimet e dhëna sa i përket bilanceve negative.

Fatime Deçolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Berat. Prej vitit 2010, Deçolli e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *