Prokurorja Fahrije Gjana pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA përfundon pa vendim vetingun e Fahrije Gjanës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 1 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokuorja e Kukësit, Fahrije Gjana Vata, kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi nga detyra më 28 njanar të vitit 2022 për probleme në kriterin e pasurisë.

Në njofitmin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Mimoza Tasi, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomon, Ina Ramën e Natasha Mulajn, vendosi me shumicë votash të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për Gjanën pa një vendim përfundimtar për çështjen, me argumentin se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

Më 28 mars të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të moshës së pensionit të pleqërisë për prokurores e Kukësit, Fahrije Gjana Vata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *