Gjyqtarja Marsela Dervishi në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Fierit, Marsela Dervishi

Gjyqtarja e Fierit Marsela Dervishi u vlerësua pozitivisht në të tri kriteret e rivlerësimit.

Gjyqtarja Marsela Dervishi në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Fierit, Marsela Dervishi. Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për Dervishin kryesohej nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte Elka Ermenkova.

Gjyqtarja Dervishi u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. Gjatë seancës dëgjimore të martën më 23 mars, u evidentuan ankesat e kryera për vonesa e zvarritje të proceseve, gjetje të cilat u kundërshtuan nga Dervishi.

Marsela Dervishi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Aktualisht, ajo është kandidate për t’u promovuar në Apel, pas shpalljes së vendeve vakante nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *