Ndihmësi ligjor, Ervin Xhihani pas seancës dëgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten të shtyjë seancën dëgjimore për ndihmësin ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani. Kyesuesja e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh në fillim të seancës se, në Komision kishin mbërritur dy denoncime të reja ndaj subjektit të rivlerësimit, bazuar në të cilët është vendosur riçelja e hetimit administrativ. Bekteshi nuk parashtroi të dhëna lidhur me denoncimet, por sqaroi se pasi të përfundohet hetimi i tyre, do të njoftohet data dhe orari për zhvillimin e seancës dëgjimore të radhës.

Provcesi i vetingut për Xhihanin po kryhet nga trupa e KPK e përbërë nga komisionerët Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Suela Zhegu.

Xhihani ka punuar më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ndërsa aktualisht e ushtron detyrën pranë Gjykatës së Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *