Pasuria e deklaruar-Anila Leka-prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda
Pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kandidate për KLP, Anila Leka do të përballet më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda e pasurisë së deklaruar për vitet 2004-2016.

Anila Leka është prokurore e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Leka do të përballet me procesin e vetingut në një seancë publike më 4 qershor, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të përfaqësohet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Prokurorja Anila Leka e ka filluar karrierën e saj në vitin 2004 dhe prej asaj kohe është subjekt i deklarimit të pasurisë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Prej vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, Leka ka punuar gjithashtu si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Anila Leka nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që prokurorja e organit qendror të akuzës, Anila Leka zotëronte një pasuri familjare në vlerën e rreth 4 milionë lekëve në vitin 2004. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj rezulton të jetë 10.4 milionë lekë ose 2.6 herë më e lartë se viti fillestar.

Të ardhurat kryesore të zonjës Leka përbëhen më shumë se 96 për qind nga paga prej funksionit. Të ardhurat nga interesat bankare përfaqësojnë 3.6 për qind të të ardhurave, të cilat kapin vlerën totale 21.5 milionë lekëve në 13 vitet e analizuara.

Asetet e zonjës Leka në fund të vitit 2016 ndahen në 6.2 milionë lekë në pasuri të paluajtshme, rreth 576 mijë lekë në kursime cash dhe 3.6 milionë lekë në likujditetet bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zonjës Leka iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik 13 deklarata pasurie dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklarata e pasurisë  për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al