Skeda e pasurisë së deklaruar – Andri Ymeri – Gjykata e Shkodrës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Andri Ymeri – Gjykata e Shkodrës

Gjyqtari Andri Ymeri i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës do të përballet të premten më 27 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Andri Ymeri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2014, Ymeri iu nënshtrua një procedimi disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë dhe mori nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë masën e “vërejtjes me paralajmërim”.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Andri Ymeri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Andri Ymeri.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Andri Ymeri deklaronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15 milionë lekëve.

Subjekti zotëron likujditete bankare prej 7.4 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 4 milionë, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 60 mijë lekësh. Ymeri deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 2.2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë në vlerën e 25.9 milionë lekëve, nga të cilat 48% kanë si burim të ardhurat e subjektit nga paga, 32% të ardhurat e familjarëve si dhe 4.5% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” investimet në pasuri të patundshme si dhe huatë e marra nga familjarët.

Më konkretisht në deklaratën e vitit 2004, subjekti deklaron se zotëron pasuri të paluajtshme familjare tokë në sipërfaqe 10,950 m2 dhe apartament banimi sipërfaqe 73m2, për të cilat nuk deklarohen vlera aseti. Në vitin 2006, ai deklaron se mbi tokën e mësipërme do ndërtohet objekt apartament banimi nga firmë ndërtimi, ku subjekti do investojë vlerën 4,000,000 lekë, që rrjedh nga kursimet familjare të akumuluara deri në atë kohë, kryesisht gjendje cash në vlerën 3,300,000 lekë.

Në vitin 2014-2015 subjekti deklaron t’i ketë dhënë hua pa interes vëllait të tij në vlerë 2,200,000 lekë. Gjithashtu gjatë viteve deklarohen t’i jenë marrë hua 1,500,000 lekë xhaxhait dhe 800,000 lekë babait të subjektit, të cilat janë shlyer në vazhdim.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *