Shtyhet shqyrtimi i kërkesës për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Rexhep Karaj
Lajme

Shtyhet shqyrtimi i kërkesës për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Rexhep Karaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të shtyjë seancën dëgjimore lidhur kërkesën për procedimin e gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj, për shkak të mungesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Shqyrtimi i çështjes së parashikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ për t’u trajtuar e para në rendin e ditës së mbledhjes së të mërkurës, lidhur me procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Rexhep Karaj, u shty për shkak të mungesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Zëvendëskryetari i KLGJ-së, Maksim Qoku i cili drejtoi mbledhjen, njoftoi se kryeinspektori Metani kishte njoftuar për pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në seancën dëgjimore për shkak të një angazhimi tjetër.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e seancës dëgjimore lidhur me kërkesën e ILD për procedimin disiplinor të Karajt për në mbledhjen e radhës më datë 16 nëntor, ora 12:00. Në mbledhjen e të mërkurës nuk u sqarua arsyeja për të cilën ILD ka filluar hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Rexhep Karaj.

Gjyqtari Karaji e ka filluar karrierën ne vitin 1995 dhe prej më shumë se 26 vjetësh e ushtron detyrën si gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Mat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *