Skeda e pasurisë së deklaruar – Enerjeta Shehaj – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Enerjeta Shehaj – Gjykata Administrative Tiranë

Enerjeta Shehaj, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Tiranës po përballet të martën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Xhensila Pine.

Enerjeta Shehaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Kavajës. Prej vitit 2013, Znj. Shehaj e ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enerjeta Shehaj nga viti 2007 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Enerjeta Shehaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2007, gjyqtarja Enerjeta Shehaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 12 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.5 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 3.2 milionë lekëve si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.2 milionë lekë, nga të cilat 45% kanë si burim pagën e subjektit dhe 49% pagën e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera dhe huatë e marra për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2009 deklarohet nga bashkëshorti i subjektit Enerjeta Shehaj shtesë pasurie e paluajtshme, një apartament banimi i pa regjistruar, në vlere 48,000 euro, burim kryesor financimi rezultojnë kredi bankare 4,000,000 lekë dhe huamarrje nga prindi në vlerë 2,500,000 lekë. Në vitin 2014 deklarohet të jetë revokuar kontrata për këtë aset dhe është lidhur kontrate e re për blerje aseti me sipërfaqe 84m2 dhe me vlerë të shtuar 13,500 euro, ku si burim financimi konsiderohet huaja në vlerë 14,000 euro marrë nga bashkëshorti i deklarueses në vitin 2013.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *