Prokurori Erjon Shehaj i Prokurorisë së Lezhës do të përballet të premten më 7 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.
Erjon Shehaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në qershor të vitit 2012 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lezhë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Erjon Shehaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, Erjon Shehaj nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 8.5 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 1.4 milionë lekësh, likujditete bankare prej 854 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.3 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e subjektit dhe 46% pagën e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Në vitin 2014, subjekti rezulton me burime të pamjaftueshme finaciare në shumën 815,063 lekë. Këtë vit, ai deklaron revokimin e një kontrate sipërmarrje të vitit 2009 dhe lidhjen e një kontrate të re premtim shitblerje të një apartamenti 84 m2 + 10 m2 sipërfaqe e përbashkët, me vlerë të shtuar prej 13,500 eurosh.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjet e përdorura si burim për krijimin e pasurisë.
Huatë janë në vlerën 2,500,000 lekë në vitin 2009, 14,000 euro në vitin 2013 dhe 3,300,000 lekë në vitin 2017.
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al