Skeda e pasurisë së deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.
Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lutfije Celami –Gjykata e Fierit

Gjyqtarja Lutfije Celami e Gjykatës së Fierit do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtarja e Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Fier, Lutfije Celami do të përballet të enjten në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar.

Trupa e KPK-së që ka kryer vetingun e Celamit përbëhet nga  komisonerët Olsi Komici, Firdes Shuli dhe  Xhensila Pine.

Celami e ka fillur karrierën në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ajo është transferuar në Gjykatën e Beratit dhe më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Lutfije Celami nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin përpara fillimit të detyrës në vitin 2011, gjyqtarja Celami ka deklaruar një pasuri familjare prej 400 mijë lekë, ndërkohë në vitin 2018, pasuria e subjektit të rivlerësimit arrin vlerën 1.7 milionë lekë.

Kjo pasuri familjare përbëhet nga 629 mijë lekë likuiditete bankare, 400 mijë lekë cash, makinë me vlerë 470 mijë lekë dhe një huadhënie prej 200 mijë lekë.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit të pasurisë kapin vlerën 7.9 milionë lekë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, nuk rezultuan probleme.

Deklarata e pasurisë përpara fillimit të detyrës

Deklarata e vitit 2011

Deklarata e vitit 2012

Deklarata e vitit 2013

Deklarata e vitit 2014

Deklarata e vitit 2015

Deklarata e vitit 2016

Deklarata e vitit 2017

Deklarata e vitit 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *