Skeda e pasurisë së deklaruar – Neritan Hoxha – Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Neritan Hoxha – Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Nertian Hoxha i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do të përballet të enjten më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa (Bungo).

Nertian Hoxha e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Elbasanit, ku shërben prej 20 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Nertian Hoxha nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [kliko për pdf]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Nertian Hoxha deklaronte pasurinë familjare me vlerë 2.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 14.2 milionë lekëve, likuiditete bankare me vlerë 6.1 milionë lekë, kursime në cash prej 1.1 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 720 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 38.2 milionë lekë, nga të cilat 45.5% kanë si burim pagën e subjektit, 4.4% të ardhurat e familjarëve, të ardhura nga nga biznesi 9.3%, gati 27% nga shitja dhe rivlerësimi i pasurive të patundshme dhe 12.7% dhurata në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik ka rezultuar me probleme për vitin 2015, pasi subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë pamjaftueshmëri burimesh financiare për të justifikuar shtesën e aseteve të realizuar gjatë këtij viti, në shumën 104,616 lekë (pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar për periudhën).

Gjithashtu, në vitin 2007 subjekti deklaron kontrate sipërmarrje datë 13.1.2007 për ndërtim shtëpi banimi 1+1 , 85m2 në vlerë totale 27,000 euro nga e cila është shlyer 6,880 euro, ndërsa  detyrim i mbetur ndaj shoqërisë së ndërtimit është  20,120 euro. Pas një viti është marrë kredi bankare në shumën 20,000 euro me qëllim shlyerjen e apartamentit.

Në vitin 2014 dhe 2015 bashkëjetuesja e subjektit deklaron pasuri të paluajtshme dhe likuiditete, me burim kryesor të ardhurat e kursyera nga prindërit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *