Skeda e pasurisë së deklaruar – Petraq Çuri – Gjykata e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Petraq Çuri – Gjykata e Durrësit

Gjyqtari Petraq Çurri i Gjykatës së Durrësit do të përballet të mërkurën më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo.

Petraq Çuri e ka nisur karrierën si avokat në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar në avokati deri në vitin 2010, kur u emërua gjyqtar. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatën e rrethit Durrës.

Në vitin 2017, Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë, i kërkuar asokohe nga Italia për akuzën e trafikut të drogës. Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, por kërkesa u rrëzua nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Petraq Çuri nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga Petraq Çuri.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2010, gjyqtari Petraq Çuri deklaronte pasuri me vlerë 44.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 77.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 43.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 29.1 milionë lekësh, automjete me vlerë 3.8 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 56 milionë lekë, nga të cilat gati 20% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 45% pagën e familjarëve, 18% nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe gati 13% nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me mungesën e vlerës së të ardhurave me burim avokatinë si dhe përfitimin e disa pronave të paluajtshme nga ana e familjarëve përmes dhurimit.

Subjekti Petraq Çuri në deklarimin Para Fillimit të Detyrës deklaron një pasuri me vlerë rreth 44,000,000 lekë dhe burimi i deklaruar është ‘Veprimtari private e avokatit nga muaji mars 1993 deri në prill 2010’, pa dhënë vlerën e të ardhurave.

Në vitin 2011, bashkëshortja e subjektit deklaron dy apartamente banimi – për të cilat nuk jepet vlera dhe nuk është e qartë mënyra e përfitimit. Në të njëjtin vit, vajza e subjektit deklaron përfitimin e dy njësive dyqan dhe një garazh, përfituar nga kontrata e sipërmarrjes në emër të gjyshes.

Në vitin 2013, deklarohet në emër të bashkëshortes tokë bujqësore në fshatin Dhërmi, Vlorë, pjesë zotëruese ideale e pandarë 1/6, sip 8860 m2, e paregjistruar në ZVRPP Vlorë, dhuruar nga nëna.

Një vit më vonë, vajza deklaron pronësinë e një apartamenti 1 + 1 me sip 62.8 m2 fituar me kontratë dhurimi të datës 29 mars 2014.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *