Skeda e pasurisë së deklaruar-Sokol Binaj-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Sokol Binaj-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Gjyqtari Sokol Binaj do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e deklaruar prej tij nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Sokol Binaj do të përballet të premten më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrative për Binajn përbëhet nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Sokol Binaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004, pas një dekade qëndrimi në Romë të Italisë. Ai punon prej 15 vitesh në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndërkohë që paralelisht me funksionin ka marrë pjesë në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës në cilësinë e ekspertit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Sokol Binaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se gjyqtarit te Apelit per Krime te Renda, Sokol Binaj per vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Sokol Binaj zotëronte vetëm një apartament prej 62m2, të privatizuar për 30 mijë lekë në vitin 2004. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare deklarohet në vlerën e 1.6 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 118 mijë lekësh.

Pasuria përbëhet nga një automjet me vlerë 1.6 milionë lekë si dhe apartamenti i deklaruar që prej vitit 2004. Zoti Binaj ka përfituar gjithashtu një apartament dhuratë nga e motra në vitin 2017 me sipërfaqe 77.97 m2.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.1 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit ka siguruar 60% të të ardhurave familjare, ndërsa paga e bashkëshortes si kancelare në sistemin e Prokurorisë ka siguruar 38% të të ardhurave familjare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtarin e Apelit për Krime të Rënda.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” në këtë analizë përfitimin e një apartamenti banimi në vitin 2017, përmes një kontrate dhurimi nga e motra.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *