Seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjatë të cilës u vendos shkarkimi i Bashkim Dedjes. Foto:Besar Likmeta
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

Anëtari i Kolegjit të Apelimit ‘fshehu’ masën disiplinore nga KLD

Luan Daci akuzohet se fshehu vendimin e KLD-së të vitit 1997 që e shkarkonte nga funksioni si gjyqtar, një masë disiplinore që sipas ligjit duhet ti kishte ndaluar kandidimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjatë të cilës u vendos shkarkimi i Bashkim Dedjes. Foto:Besar Likmeta

Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si ligji i vetingut, dikton që anëtarët e institucioneve të vetingut të kenë aftësi të lartë profesionale, etike dhe morale. Gjithashtu ndaj tyre nuk duhet të jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

Këto kritere duken në pamje të parë minimale për një jurist që i është dhënë mandati nga parlamenti të marri në sitë të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, me qëllim kthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Megjithatë, sipas dokumenteve të bërë publike në media, të paktën një nga gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci nuk i përmbush këto kritere. Çfarë i bën akuzat dhe më serioze, Daci akuzohet se nuk ka qenë is sinqertë me parlamentin gjatë procesit të përzgjedhjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Sipas faksimileve të dokumenteve të bëra publike nga Balkanweb.com dhe Shqiptarja.com, Daci akuzohet se është shkarkuar nga detyra në vitin 1997 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me argumentin se ka shkelur ligjin dhe për paaftësi në detyrë. Vendimi mban numrin 6 dhe është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me datë 24.12.1997.

Sipas dokumenteve të bëra publike, Daci jo vetëm nuk përmbush kriteret për të qenë anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por sipas procesverbalit të mbledhjes së KLD-së të datës 18 nëntor 2016, ai nuk përmbushte as kushtet për të qenë Gjyqtar i Shkallës së Parë.

I pyetur për vërtetësinë e dokumenteve dhe akuzat e bëra publike, gjyqtari Luan Daci nuk ju përgjigj një kërkese për koment nga BIRN.

Sipas CV-së së Dacit që është publikuar nga organizata Lex Ferenda, e siguruar nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit  ka përfunduar kursin e përshpejtuar  në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës (i mbajtur në Plepa, Durrës) në vitin 1993 dhe më vonë një master shkencor në të njëjtin fakultet.

Në asnjë radhë të CV-së së tij Daci nuk e përmend punën si gjyqtar dhe masën disiplinore të marrë nga KLD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *