Skeda e pasurisë së deklaruar –Valbon Çekrezi –Gjykata e Apelit Durrës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Valbon Çekrezi –Gjykata e Apelit Durrës

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Valbon Çekrezi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Valbon Çekrezi i Gjykatës së Apelit të Durrësit do të përballet të enjten më 3 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Valbon Çekrezi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej gati 3 dekadash si gjyqtar. Ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit prej fillimit të viteve 2000.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Valbon Çekrezi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Durrësit, Valbon Çekrezi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Valbon Çekrezi deklaronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 14.5 milionë lekësh.

Subjekti zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 10.8 milionë lekë, kursime të akumuluara në gjendje cash prej 2.2 milionë lekësh, një automjet me vlerë 1.3 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 125 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 22.3 milionë lekë, nga të cilat gati 88% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, 10% nga shitja e pasurisë së patundshme dhe të ardhurat e bashkëshortes në masën 0.3%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezulton me probleme.

Subjekti Valbon Çekrezi rezulton në vitin 2015 me burime financiare të pamjaftueshme në vlerën 223,096 lekë për të mbuluar blerjen e një autoveture me vlerë 9,700 euro, pavarësisht të ardhurave vjetore të deklaruara. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si ‘flamur të kuq” burimet financiare për blerjen e një apartamenti. Në vitin 2008, subjekti Valbon Çekrezi deklaron shtesë aseti apartament në vlerë 10,895,820 lekë, me burim financimi shitjen e një apartamenti ekzitues në vlerë 3,384,280 lekë dhe kredi bankare në vlerë 50,000 euro.

Vlen gjithashtu për t’u theksuar se në fund të vitit 2017, subjekti sipas deklarimeve periodike rezulton me gjendje Cash progresive në vlerë 2,200,000 lekë, ndërkohë që kufiri ligjor i lejuar për t’u mbajtur jashtë sistemit bankar për nëpunësit publikë është 1.5 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *