Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë u thyen mesnatën e 11 tetorit. Grabitësit hynë nga dritarja në zyrën e zëdhënësit për median dhe më pas thyen dyert e zyrave të Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, ku shkulën dorezat e dollapëve prej kompensate që mbajnë dokumentet e tokës bujqësore të shpëndarë nëpërmjet ‘ligjit […]
Tag: dosje
Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri
Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]
Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit
Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar. Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara nga […]
Lufta e çmendur për pronësinë e ‘ Folie Marine ’
Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj. Brenda pak muajsh, katër drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej në arsye personale dhe familjare. Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e mbledhura nga BIRN tregojnë se ndryshe […]
Rrethi i ngushtë i Berishës fitoi miliona nga pazaret e dyshimta me tokat
Porto Romano, një tokë e varfër në veri të Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i një fabrike kimikatesh të kohës së komunizmit, një fushë e madhe me plehra të shpërndara gjithkund dhe disa objekte industriale të hallakatura. Ende pa e marrë veten nga ndotja […]
Sekrete dhe gënjeshtra: Fundi i mohuar i viktimave të komunizmit
I lirë pas 17 vitesh burg, Fatos Lubonja filloi të rrëmonte në të shkuarën. Kërkonte të zbulonte se si në moshën 23-vjeçare përfundoi në katalogun e mjerë të komunizmit shqiptar: një i burgosur politik, i reduktuar në një emër e një numër. Zbulimi i së vërtetës e udhëhoqi prej arkivave të policisë sekrete drejt e […]






