Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se megjithëse ish-ndihmësi ligjor Selami Zalli e ka dorëzuar kërkesën për lirim nga detyra brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të vetingut, nuk e ka kryer sipas ligjit dhe e konsideron subjekt rivlerësimi në kushtet e dorëheqjes sipas Aneksit të Kushtetuës, ku përcaktohet dhe ndalimi i […]
Tag: Gjykata e Larte
KPA rrëzoi si të parëndësishme arsyetimet që rikthenin në sistem ish-gjytaren e Gjykatës së Lartë
Një shumicë në KPA rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako se nuk kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa la në fuqi penalizimin me 15 vjet ndalim për një vend në sistemin e drejtësisë. Në pakicë dy gjyqtarë arsyetuan se KPA duhej të zbatonte një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të priste […]
Vendimi i Apelit Administrativ komplikon çështjen në KPA ndaj Evelina Qirjakos
Kolegji vendosi të mbyllë gjykimin për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako, pasi mori si provë një vendim të Gjykatës së Apelit Administrativ që rrëzon vendimin e KLGJ se ish-gjyqtarja kishte dhënë dorëheqjen. Qirjako kërkon nga KPA të prishë pjesërisht vendimin e KPK-së ndaj saj dhe të heqë ndalimin 15-vjeçar për tu kthyer në […]
Kolegji vendosi ‘i përçarë’ pro sanksionit 15-vjeçar për Arjana Fullanin
Në vendimin e arsyetuar, tre gjyqtaret në shumicë i dhanë të drejtë Komisionit, ndërsa gjyqtarët Shtylla dhe Çomo arsyetuan se duhej pritur vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.
KPA ia ‘dorëzon’ vendimmarrjen Gjykatës së Apelit Administrativ për Evelina Qirjakon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë për të administruar si provë vendimin e Apelit Administrativ për procesin që po gjykon padinë e saj dhe të ish-koleges Arjana Fullani kundër vendimmarrjes së KLGJ-së që deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për këto subjekte rivlerësimi, […]
Evelina Qirjako kërkon pezullimin e gjykimit për statusin në Kolegj
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako kërkoi pezullimin e procesit në KPA, derisa Gjykata Administrative e Apelit të dalë me një vendim për statusin e saj të magjistratit.