Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit Petraq Çuri, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Çuri nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë shpalljes së vendimit që u lexua nga kryesuesi i trupës nga Roland Ilia, veç Ilias në trupë ishte relatorja Genta Tafa Bungo dhe […]
Tag: Gjyqtar
KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin Taulant Tafa
Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u shkarkua të hënën me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu rivlerësimin e tij. Tafa, ndaj të cilit u zhvilluan dy seanca dëgjimore, nuk qe i pranishëm gjatë shpalljes që u ndoq nga mbrojtësi i tij Rezart Kthupi. […]
Gjyqtarja Esmerilda Habili drejt konfirmimit në detyrë
Gjyqtarja Esmerilda Habili e Gjykatës së Vlorës u përball pa probleme të premten më 7 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur nga sa u relatua në seancën dëgjimore, u mësua se nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, por i janë kërkuar vetëm shpjegime për dy […]
KPA e gjen të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Rexhep Karaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 7 prill 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj. Vendimi u mor nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo. Rexhep Karaj […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Shkëlqim Mustafës
Kolegji i Posacçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 4 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i keyesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz […]
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Vlorë Laurent Fuçia u konfirmua të mërkurën në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Megjithatë Komisioni vendosi të trasferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njërën nga dosjet e shqyrtuara nga Fuçia. Gjatë hetimit administrativ, të kryer nga trupa e KPK e kryesuar […]






