Në vendimin për ish-kryetarin e Gjykatës së Sarandës, Kolegji rrëzoi një raport negativ të DSIK-së për figurën si të paprovuar, por la në fuqi vendimin e shkarkimit për pasurinë dhe profesionalizmin.
Tag: Gjyqtare
Dhurimet dhe huatë ndajnë Komisionin në vendimin për gjyqtaren Elona Toro
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash, por anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja argumenton se personat e lidhur nuk kanë pasur burime të mjaftueshme për dhuratat dhe huatë.
Vendimi i KPK: Flutura Skënderi u shkarkua për mungesë burimesh dhe pasaktësi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesë burimesh financiare prej 1.8 milionë lekësh si dhe mosdeklarime dhe pasaktësi në deklaratat e pasurisë së gjyqtares së Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi. Dy raste të dyshuara të konfliktit të interesit nuk u konsideruan ‘shkarkuese’.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti
Të ardhurat e bashkëshortit si përkthyes, me taksa të pavërtetuara sipas KPK-së u bënë shkak për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti.
KPK pranon dorëheqjen e Alaudin Malajt dhe i ndërpret vetingun
Pas dorëheqjes nga statusi i magjistratit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Fjoralba Prifti –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.