Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u shkarkua në unanimitet pasi nuk dokumentoi ligjshmërinë e huave dhe një transaksion prone me familjarët, ndërsa arsyetimi i trupës së KPK-së për njërën nga huatë u kritikua nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs.
Tag: Gjyqtare
KPK pushon rivlerësimin për gjyqtaren e Tiranës pas dorëheqjes
Komisioni i Pavarur i Kualifimimit mbylli procesin e rivlerësimit për Arjana Licon, gjykatëse në Gjykatën e Tiranës, pasi u njoftua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për ndërprejen e mandatit për shkak të daljes në pension.
Problemet e shumëfishta me vilën 5-katëshe i kushtuan karrierën gjyqtarit Astrit Shema
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema nuk justifikon investime dhe shpenzime në vlerën e 7.7 milionë lekëve –si dhe ka kryer deklarim të rremë dhe është përpjekur të fshehë të dhënat për pasurinë e tij.
Mungesa e burimeve për 6.4 milionë lekë penalizoi gjyqtaren Hajrie Muçmata
Mungesa e burimeve financiare për dy pasuri të paluajtshme dhe mosdeklarimi i huave i kushtoi karrierën gjyqtares së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata. Muçmata kërkoi rivlerësim në të tre kriteret, por kjo iu refuzua nga KPK bashkë me kërkesën për përjashtim të trupës.
Shkarkimi i gjyqtarit Ardit Mustafaj, për huatë dhe të ardhurat e padokumentuara
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Ardit Mustafaj bazohet në mungesën e dokumentimit të huave dhe të ardhurave për blerjen e dy pasurive të patundshme në Tiranë dhe Sarandë.
KPK ndërpret vetingun për gjyqtaren e dorëhequr, Eneida Cicivi
Gati një vit pas shortimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtarja Civici dha dorëheqjen, duke ndërprerë njëherazi edhe procesin e vetingut për të.