Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit

Gjyqtari Erarbër Madhi u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete. Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait […]

Nga seanca e shpalljes së vendimit për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtarit Besnik Hoxha

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të hënën më 3 korrik vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha. Bazuar dhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisioneri ndan gjykim të kundërt me Komisionin duke vlerësuar se Hoxha nuk arrin nivel të besueshëm për […]

Trupa e KPK gjatë njoftimit të vendimit për gjyqtarin Petraq Çuri. Foto:Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK: Gjyqtari Petraq Çuri cënoi besimin e publikut tek drejtësia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 maj 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Durrësit, Petraq Çuri, pasi konkludoi se ai kishte kryer deklaruar deklarim të paplotë e të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi […]

Gjyqtari Albano Çepele dhe përfaqësuesi i tij në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA largon gjyqtarin Albano Çepele nga sistemi i drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 21 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Albano Çepele. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]

Gjyqtarja Ejona Lazellari pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Ejona Lazellari konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja e Fierit, Ejona Lazellari u përball të mërkurën më 21 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur rreth një orë e gjysmë pas përfundimit të seancës dëgjimore, ajo u konfirmua në detyrë. Konfirmimi u vendos nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, pas […]

Nga seanca e shpalljes së vendimit për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të Besnik Hoxhës

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM paraqiti të martën më 20 qershor pranë Komisionerëve Publikë rekomandim për ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha. Hoxha u konfirmua në detyrë më 18 maj me shumicë votash, pas një seance dëgjimore ku u evidentuan […]