Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rezarta Balliu (Vigani) për problemet me pasurinë.
Tag: Gjyqtare
Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Iliopullo – Gjykata e Gjirokastrës
Gjyqtarja Mirela Iliopullo e Gjykatës së Gjirokastrës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
ONM kërkon rihetimin e gjyqtarit Gerd Hoxha për pasurinë dhe profesionalizmin
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe ngre dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait. Gjithashtu kërkohet rivlerësim i thelluar edhe për aspektin profesional, veçanërisht për vendimarrjet si anëtar i KLD.
Gjyqtarja Lindita Sinanaj ngel në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku
KPK shpalli shkarkimin gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.
Problemet e pasurisë vënë në pikëpyetje karrierën e gjyqtarit Albert Spiro
Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës u përball me pyetje mbi shitjen e një apartamenti dhe blerjen e dy të tjerëve, ndërsa Komisioni vuri në dukje mungesë burimesh, që lidheshin me një hua, dy kontrata kontradiktore shitjeje dhe mosdeklarimin e pakësimeve në gjendjen cash në vite –gjetje të cilat u kundërshtuan nga subjekti.






