Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA Veting

Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Rozeta Qirjaqi për problemet e pasurisë dhe figurës

Kolegji e la në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi, duke i rrëzuar si të pabazuara dhe të pakuptimta thuajse të gjitha shkaqet e ngritura prej saj në ankimin kundër vendimit të Komisionit, lidhur me aspektin procedural, për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Qirjaqi u shkarkua nga detyra më 8 […]

Prokurori Sokol Malaj (djathtas) dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror

Zotërimi i aksioneve në një kompani të transportit të naftës nga prokurori Sokol Malaj u debatua gjatë të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK në gjetjet e saj, në raportin e lexuar nga relatorja Brunilda Bekteshi, theksoi se dukej sikur Malaj “ka vepruar në papajtueshmëri me detyrën e prokurorit”. KPK i kishte kaluar […]