Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimin e një kallëzimi penal ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Ndërmarrjes Nr.1 të Punëtorë të Qytetit dhe kompanisë “Fusha”, për një tender me vlerë 332.5 milionë lekë (2.72 […]
Tag: Hetimet
Betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit
Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat […]
Autoritetet mbyllin sytë ndaj kërcënimit të gazetarëve nga krimi i organizuar
Një vit më parë, më 20 nëntor 2018, salla nr.1 e seancave në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë ishte e mbushur me gazetarë dhe të afërm të 11 pandehurve të akuzuar për sulmin e armatosur ndaj policisë në qershor 2015 në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku gjatë një operacioni antidrogë mbeti […]
Adriatik Llalla punëson lobistë në SHBA për të shpëtuar nga ‘lista e zezë’
Michael Gibaldi është një jurist i diplomuar ‘suma cum laude’ nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte është ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë – partner dhe themelues i studios ligjore ‘Sher Tremonte LLP’. Me zyra në ‘Broad Street’ […]
Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave
Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur. Mbi njërën prej […]
Kompania e lidhur me “Balfin’ përfitoi 1.5 milionë euro për licensën e naftësjellësit të Bankers
Në nëntor 2012, Denis Alimehmeti, një 35-vjeçar që e kishte filluar karrierën një dekadë më parë si shitës në Qendrën Tregtare Univers në Tiranë, regjistroi një shoqëri aksionere të quajtur “Albanian Pipeline Services,” APS. Një vit më vonë, në tetor 2013- Alimehmeti përfitoi një transfertë prej 1.5 milionë euro nga kompania Bankers Petroleum në llogarinë […]






