Komisioneri Publik, Darjel Sina i qëndroi ankimit dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidedja, ndërkohë që subjekti kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA la në fuqi shkarkimin e Alketa Nushit vetëm për shkeljet profesionale
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi me shumicë pjesët e vendimit të KPK që shkarkonin Alketa Nushin për “cënim të besimit të publiku” dhe “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”, por la në fuqi shkarkimin për papërshtatshmëri në kriterin e profesionalizmit.
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht të rikthejë në detyrë prokurorin Ndini Tavani duke e rrëzuar vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të marrë me shumicë.
KPA rifillon hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit
Gjyqtari hetues, Ardian Hajdari ka rifilluar hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit pas refuzimit nga Gjykata e Lartë të rekursit kundër vendimit të formës së prerë të dënimit të tij për falsifikim të dokumenteve.
KPA e vlerësoi të pabazuar kërkesën e Gramoz Levanajt për heqjen e sanksionit 15 vjeçar
Kolegji i çmon të padrejta dhe të pabazuara në ligj pretendimet e ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj sipas të cilit heqja e të drejtës për 15 vite për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë është në kundërshtim me ligjin, nuk është proporcionale pasi kalon edhe parashikimet penale, si dhe nuk është në përputhje […]
KPA: Gjyqtari Kastriot Selita cënoi besimin tek drejtësia
Kolegji arsyeton në vendimin e tij se subjekti i rivlerësimit ka mangësi në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.






