Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve gjatë shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit Artur Ismajlukaj. Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi, dëgjoi fillimisht Komisioneren Publike Irena Nino, e cila përsëriti argumentet e […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lëninen në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anetare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Reztarta Schuetz, […]
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Urim Buci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e rrëzuar si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit. Urim Buci u konfirmua me shumicë votash […]
Komisionerja Publike çon në Kolegj prokuroren Zena Lila
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 23 shkurt vendimarjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Gjatë seancës dëgjimore më 13 dhjetor, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti dhe krijimin e një depozite në bono thesari, barra prove që u […]
KPA njihet me qëndrimet e palëve për hetimet e prokurorit Juljan Çafka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 23 shkurt me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe të prokurorit Juljan Çafka lidhur me ecurinë e hetimeve të kryera nga ky i fundit për disa çështje penale. Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama renditi në fillim të seancës aktet e […]
KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 22 shkurt ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Daniela Sulaj dhe e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha […]






