Elizabeta Imeraj duke hyrë në KPA | Foto nga BIRN?Nensi Bogdani
KPA Lajme Veting

Elizabeta Imeraj mbrohet në KPA me avokat nga Strasburgu, pa pagesë

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj u paraqit të mërkurën në seancën publike të caktuar për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër konfirmimit të saj, së bashku me një përfaqësues ligjor të huaj, avokatin e Dhomës së Avokatisë së Strasburgut, Gregory Thuan Dit Dieudonne. Imeraj i kundërshtoi të gjitha shkaqet e ngritura në ankim […]

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elbana Lluri pas seancës në KPA. Foto:V.Karaj/BIRN
KPA Lajme Veting

‘Makineri pastrimi parash’: ONM ngre dyshime mbi pasuritë e gjyqtares Elbana Lluri

Në parashtrimet e saj në seancën dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës e vuri disa herë theksin te lidhja e veçantë me motrën që i kishte dhuruar disa milionë lekë në forma të ndryshme. Lluri i dha këto argumente ndërsa këmbënguli në seancë që vendimi […]

Avokati Jordan Daci dhe trupa e KPK gjatë shpalljes së vendimit për prokurorin Edmond Hyka. FOTO:BIRN
KPA Lajme Veting

KPA: Komisioni kreu shkelje të rënda procedurale gjatë vetingut të Edmond Hykës

Seanca publike e zhvilluar të enjten më 24 mars në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA lidhur me shqyrtimin e ankimit të prokurorit të Apelit të Tiranës, Edmond Hyka kundër shkarkimit të tij, zbuloi shkelje të rënda procedurale të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK të kryera gjatë procesit të rivlerësimit për këtë subjekt. Pasi […]

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e shoqeruar nga policia në KPA.
KPA Lajme Veting

Pas një serie kërkesash, KPA shtyu seancën për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Seanca publike e të mërkurës, për ankimin e gjyqtares  Enkeleida Hoxha ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësorë për shkarkimin e saj,  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit filloi 30 minuta me vonesë, për shkak se fillimisht nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi as vetë Hoxha. Pasi fillimit të seancës KPA lexoi se Hoxha kishte […]

Fatri Islamaj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyqësor

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 17 mars të pranojë të gjitha provat e dorëzuara nga gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj në funksion të ankimit të tij kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi nga detyra më 10 dhjetor 2019. Pasi Islamaj paraqiti parashtrimet […]

Prokuori Hysen Keta duke dalë nga KPA | Foto : V. Karaj
KPA Lajme Veting

KPA rrëzon Komisionin dhe rikthen në detyrë prokurorin Hysen Keta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten vendimin për rikthimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, Hysen Keta. Keta ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2019, por Kolegji e cilësoi atë vendim si të pabazuar në prova dhe në kundërshtim me ligjin. Vendimi i […]